Pas sulmit nga demokratët, Euronews Albania reagon duke u larguar nga protesta

16 Maj 2025 | 18:46

Pas sulmeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës gazetarët e Euronews Albania janë tërhequr nga raportimet. Kjo vjen si reagim pasi deputet por edhe pjesëmarrës në protestën e opozitës, sulmuan dhe ofenduar gazetaren e Euronews, Sara Demushi dhe tentuan të largojnë nga protesta operatorët.

Në lidhje me këto incidente ka reaguar menjëherë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke dënuar sulmet ndaj përfaqësuesve të medias dhe duke u bërë thirrje drejtuesve të PD-së të ndalojnë menjëherë këto veprime.

Theksojmë se Euronews Albania ishte i pranishëm me disa gazetarë për të raportuar rreth shqetësimeve që demokratët patën për zgjedhjet e mbajtura në 11 maj, ata pretenduan se zgjedhjet u vodhën dhe mbajtja e protestës do të ishte për “Votën e lirë” dhe tentimi i disa deputetëve demokratë për të mos lejuar mediat të bëjnë punën e tyre, është i paprecedentë.

Protesta e opozitës erdhi në të njëjtën kohë kur në Tiranë zhvillohet Samiti i 6 i Komitetit Politik Europian dhe gazetarë të Euronews kanë qenë prezentë në të dy aktivitetet.

Euronews Albania që prej krijimit të tij, ka garantuar raportim të paanshëm, duke u përpjekur të marrë të gjithë zërat dhe të gjitha këndvështrimet, njësoj siç është edhe motoja e televizionit “All Views, All Voices, All Welcome”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026