Pas takimeve në Bosnjë, drejtori i CIA-s vizitë ‘sekrete’ në Beograd

22 Gusht 2024 | 09:48

Shkuarja në Beograd e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, pas vizitës së tij në Sarajevë, nuk është konfirmuar e as mohuar nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara.

CIA-ja tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se “nuk komentojmë orarin e udhëtimit të drejtorit”.

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për mbërritjen e Burnsit në kryeqytetin serb, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se të gjitha pyetjet në lidhje me këtë çështjet duhet t’i shtrohen zyrës për shtyp të CIA-s.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë thanë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këtë vizitë.

Sipas informacioneve jozyrtare të REL-it, drejtori i CIA-s mbërriti në Beograd pas një vizite njëditore në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht.

Në Sarajevë, Burns diskutoi edhe për retorikën secesioniste dhe veprimet e Dodiku, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Një ish-diplomat dhe ish-ambasador në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden e emëroi atë në pozicionin e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

Burns u betua si drejtor i CIA-s në mars 2021, duke u bërë diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor. Presidenti Biden e promovoi atë në kabinet në qershor 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026