Pasivizimi i adresave, zyrtari në Bujanoc: Nën dijeni ambasadat, asnjë veprim
Kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Enver Ramadani tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se pasivizimi i adresave të shqiptarëve është një nga problemet kryesore.
“Problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë të njëjtat. Diskriminim total ndaj shqiptarëve në tërësi duke tentuar që në mënyrë ligjore ta pasivizojnë popullatën shqiptare që jetojnë në këto komuna”, u shpreh ai.
Z. Ramadani nënvizoi se shqiptarët në këtë zonë rrezikojnë të humbasin kartën e identifikimit dhe pasaportën.
“Sensibilimi i kësaj çështje është bërë deri në arenën ndërkombëtare. Kemi bërë mjaft sa i kësaj problematike. Duke e rregulluar aq mirë me ligj po e përdorin këtë metodë. Edhe ambasadat këtu në Serbi janë të njoftuar për këtë çështje. Për momentin kemi hasur në vesh të shurdhët”, u shpreh ai.
Sa i përket shqiptarëve të punësuar në institucionet shtetërore në Luginën e Preshevës, z. Ramadani tha se janë shumë të paktë në numër.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit