‘PASOK do të rikthehet’, Malaj: Ja çfarë pritet të ndodh në Greqi

27 Mars 2024 | 14:51

Lideri i socialistëve grekë të PASOK dorëzuan në parlamentin grek  mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mitsotakis të nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë.

Ndërkohë Fatos Malaj në një lidhje të drejtpërdrejt për Euroneës Albania u shpreh se janë në prag të zgjedhjeve europarlamentare.

Ai theksoi se PASOK do të jetë forca e dytë politike në këto zgjedhje.

Më tej ai foli dhe për skandalin e të dhënave personale të shtetasve te partia që është në pushtet.

“Jemi në prag të zgjedhjeve europarlamentare. Të gjitha forcat politike janë fokusuar aty. PASOK pritet që të jetë forca e dytë politike pas këtyre zgjedhjeve. Besoj se do të jetë forca e dytë. Ndikojnë në politikën e Brendshme. Rënia e partisë së  Demokracisë së Re, dhe kjo tregon se pupulli mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse kjo parti bie në atë masë që parashikon opozita. Një skandal tjetër është dhe dhënia e të dhënave personale që jetojnë jashtë dhe kishte një skandal, pasi këto të dhëna u dhanë për forcën qeveritare”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026