“Pastor po justifikon vetëvrasjen?” Pano-Kollçakut: S’mund të bëjmë me faj viktimën

6 Maj 2024 | 22:31

Pastori Akil Pano dhe psikologia Ina Kollçaku ishin këtë të hënë të ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku folën për rastin e rëndë të ndodhur në Shkodër ku Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Pastori tha se janë disa dimensione ato të cilat e kanë shtyrë 29-vjeçaren të ndërmarrë një akt të tillë, si tradhtia, ekonomia mungesa e mbështetjes. Ai tha se në momentin që ka kryer aktin e rëndë ajo ka qenë në një gjendje jashtëzakonisht të rënduar psikologjike, ndaj sipas tij ajo nuk duhet të bëhet me faj për shkaktimin e vdekjes së fëmijëve të vegjël.

Kjo deklaratë e pastorit e bëri psikologen Kollçaku të reagonte duke thënë se pastori nuk duhet të justifikojë vetëvrasjen në televizion. Ajo tha se gjithashtu nuk e bën me faj gruan, por sipas saj viktimë e aktit të rëndë janë tre fëmijët e mitur.

Pjesë nga debati në studio:

Akil Pano: Një grua e tradhtuar, nëse bën kompromisin të jetojë me bashkëshortin që e tradhton, çdo ditë ajo zvogëlohet në qenien e saj. Ju lutem mos bëni me faj gruan. Unë nuk them të bëni me faj burrin, por situata është e tillë, që edhe Zoti vetëvrasjen në kushtet kur psika njerëzore vjen në limitet e saj të fundit, ku njeriu nuk është më në gjendje të arsyetojë si një qenie racionale, por në përballje me traumën dhe me tragjedinë…

Ina Kollçaku: Këto janë mësimet e reja të Kishës, paska thënë Zoti të shikoj njëherë çrregullimin pastaj… Ky është justifikim. Pastor po justifikon vetëvrasjen në televizion, e kupton çfarë po bën?

Akil Pano: Më lejoni ta përfundoj.

Ina Kollçaku: Ti na akuzove se po fajësojmë viktimën. S’po e bën njeri.

Akil Pano: Unë po them se edhe Zoti nuk e bën me faj viktimën, në rastin kur ajo ëhstë krejtësisht e traumatizuar dhe ka humbur logjikën.

Ina Kollçaku: Domethënë ti thua që të gjithë këta vrasës deri më tani ti thua t’i justifikojmë se mund të jenë çmendur?

Akil Pano: Këtë po e thoni ju, unë s’po them këtë.

Ina Kollçaku: Këtë po e thua ti.

Akil Pano: Jo unë po them se nëse bëni me faj viktimën, po e vrisni për herë të dytë.

Ina Kollçaku: Kush është viktima?

Akil Pano: E ndjera.

Ina Kollçaku: E ndjera që ka shkaktuar tre vrasje?

Akil Pano: E ndjera bashkë me fëmijët.

Ina Kollçaku: Mos janë fëmijët viktima?

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026

Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm

Në një maratonë nuk fiton gjithmonë ai që nis më shpejt pasi një studim i ri ka zbuluar se burrat kanë shumë më tepër gjasa...
20:27 | 07/07/2026