Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe
Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ky nivel paraqet një rritje të lehtë krahasuar me 75% që ishte regjistruar në fund të vitit 2023.
Kolaterali mbizotërues vijon të jetë pasuria e paluajtshme, që mbulon 61% të kredive të kolateralizuara dhe 46% të totalit të kredisë bankare.
Vetëm në vitin 2024, kreditë e mbështetura mbi prona rezidenciale shënuan një rritje vjetore prej 9%.
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar për rritjen e ekspozimit të sistemit bankar ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në treg.
Si përgjigje, janë ndërmarrë masa mbikëqyrëse, përfshirë rregullore të reja për raportimin dhe monitorimin e huadhënies për prona.
Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur kufizime të reja për kreditë hipotekore, duke përcaktuar raportin maksimal kredi ndaj vlerës së pronës (LTV) në:
85% në Lekë dhe 75% në valutë të huaj për shtëpinë e parë,
80% në Lekë dhe 70% në valutë për shtëpinë e dytë.
Për të frenuar rritjen e shpejtë të kreditimit, është zbatuar gjithashtu për herë të parë shtesa kundërciklike e kapitalit.
Kjo shtesë u vendos në nivelin 0.25% në qershor 2024 dhe u rrit në 0.5% në dhjetor, duke hyrë në fuqi më 30 qershor dhe 31 dhjetor 2025.
Masa synon të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit bankar ndaj rreziqeve të cikleve ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë