Pasuritë marramendëse të Ukrainës: a vlen lufta për to?

27 Shkurt 2022 | 13:50

Prej katër ditësh Rusia ka sulmuar Ukrainën me qëllimin për ta pushtuar plotësisht vendin. Por sa vlen Ukraina për të luftuar?

Timothy Gill, një ish-zyrtar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka renditur të gjitha burimet e Ukrainës në nivel Evrope dhe bote. Ai sqaroi se sa e pasur është Ukraina në rezerva natyrore, prodhime bujqësore dhe ato industriale.

Rezervat natyrore

  • E para në Evropë me rezerva minerale të uraniumit
  • E dyta në Evropë dhe e dhjeta në botë për rezervat e titanit.
  • E dyta në botë në rezervat minerale të manganit (2.3 miliardë tonë, 12% e rezervave botërore)
  • E dyta në botë në rezervat e mineralit të hekurit (30 miliardë tonë)
  • E dyta në botë në depozitat e merkurit
  • E treta në Evropë, i 13-ti në botë për sa i përket rezervave të gazit argjilor (22 trilion metra kub)
  • E katërta në botë në vlerën totale të burimeve natyrore
  • E shtata në botë në rezervat e qymyrit (34 miliardë ton)

Prodhimet bujqësore

  • E para në Evropë për tokë të punueshme
  • E treta në botë në sipërfaqen e tokës së zezë (25% e sipërfaqes totale të botës)
  • E para në botë në eksportet e vajit të lulediellit
  • E dyta në botë në prodhimin e elbit
  • E treta në botë në prodhimin e misrit, vendi i katërt eksportues në botë
  • E katërta në botë në prodhimin e patates
  • E katërta në botë në prodhimin e thekrës
  • E teta në botë në eksportin e grurit
  • E nënta në botë në prodhimin e vezëve
  • E 16-ta në botë në eksportin e djathit
  • Prodhimi i vetëm i Ukrainës mund të plotësojë nevojat ushqimore të 600 milionë njerëzve

Prodhimet industriale

  • E para në Evropë në prodhimin e amoniakut
  • E dyta në Evropë dhe e katërta në botë në sistemin e shpërndarjes së gazsjellësit (kapaciteti 142 miliardë metra kub në Evropë)
  • E treta në Evropë dhe e teta në botë për kapacitetin e centralit bërthamor
  • E treta në Evropë dhe e 11-ta në botë në rrjetin hekurudhor (21.700 km).
  • E treta në botë në eksportet e çelikut
  • E katërta në botë në eksportet e turbinave për termocentralet bërthamore
  • E katërta në botë në prodhimin e raketave
  • E katërta në botë në eksportet e argjilës
  • E katërta në botë në eksportet e titanit
  • E teta në botë në eksportet e mineraleve dhe koncentrateve
  • E nënta në botë në eksportin e sistemeve të armëve

E dhjeta në botë në prodhimin e çelikut (32.4 milion ton)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024