Patriarku Bartolomeu uron Kryepeshkopin Joan: Shërbim të gjatë e të shkëlqyer

16 Mars 2025 | 15:41

Patriarku Eukumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës i ka uruar kyepeshkopit të ri Imzot Joan Palushit shërbim të gjatë e të shkëlqyer kryepriftëror.

Me një votim unanim nga Sinodi i Shenjtë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjodhi si Kryepeshkopin të ri Imzot Joan Pelushin. Ai do të udhëheqë tashmë Kishën si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

“Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës,  Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!”,-thuhet në letrën e dërguar nga Patriarku Eukumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026