Pavarësia e Kosovës, analisti: Greqia dhe Spanja mund ta njohin shumë shpejt

13 Nëntor 2023 | 10:44

Analisti Sadri Ramabaja është shprehur se pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, pritet që Greqia e cila është një nga 5 vendet europiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjë këtë shumë shpejt.

Komentet Ramabaja i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se ka gjasa të mira që pavarësinë e Kosovës ta njohë dhe Spanja e Rumania.

Ai tha gjithashtu se vendi më i vështirë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është Sllovakia, pasi sipas tij, atje mund të kemi një pozicion pro-rus me qeverinë e re.

“Është e qartë se ata po e identifikojnë qëndresën e këtyre 10 viteve me emrin e Albin Kurtit dhe ndoshta kanë të drejtë, sepse kanë këtu dy vite të funksionalizimit të Republikës së Kosovës në Veri. Nuk e di se përse insistoni në njohjen e Kosovës sa më shumë, pasi Bosnjën e njohin edhe më shumë vende, por nuk është një shtet shumë funksional.

E rëndësishme është që Kosovën ta njohë 4-tërshja e NATO-s. Kosova ka kohë që është shndërruar në peng të gjeopolitikës, por kjo nuk mund të vijojë. Kam përshtypjen se pas zgjedhjeve në Serbi, pesshja e BE-së do ta ketë të vështirë të rezistojë njohjes së Kosovës.

Kam përshtypjen se e para që do ta thyejë këtë rezistencë dhe do ta njohë Kosovën do të jetë Greqia, por gjasa të mira janë që edhe në Spanjë e Rumani të kemi lëvizje pozitive. Por më e ndjeshme është Sllovakia, pasi atje kemi një pozicion tërësisht pro-rus, pasi mundësia që pozicioni i saj të lëvizë pro-njohjes së Kosovës është e vështirë”, është shprehur Ramabaja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026