PD 3 nisma për dekomunistizimin, çfarë pritet këtë sesion parlamentar

5 Shtator 2022 | 09:27

Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare do të zhvillohet në orën 18:00

Seanca e parë pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi në rendin e ditës është miratimi i programit të punës dhe kalendari i punimeve për 3 javët në vijim.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që të përfshi në kalendarin e punimeve të kuvendit, 3 nisma ligjore të Partisë Demokratike që lidhen me dekomunistizimin.

Kjo forcë politike kërkon kthimin në muze kombëtar të burgut të Spaçit dhe kampit të Tepelenës.

Po ashtu, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe nisma e tretë është ajo e dekomunistizimit.

Edhe nismat e Partisë Socialiste të depozituara në fund të korrikut, që kanë të bëjnë me ndryshime në ligjin e dosjeve të vitit 2015 dhe kodin zgjedhor janë bërë pjesë e kalendarit të punimeve.

Në këtë sesion do të vijojë puna edhe për verifikimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila akuzohet nga opozita se ka shkelur kushtetutën duke e akuzuar si përfituese nga pasuritë shtetërore përmes bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Për herë të parë pas pandemisë, në Parlament rikthehet votimi elektronik. Konferenca e Kryetarëve shfuqizoi vendimet e mëparshme për zbatimin e masave për mbrojtjen nga pandemia e COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026