PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve edhe për Fierin, Lezhën dhe Durrësin

28 Maj 2025 | 21:56

Në vijim të kundërshtimeve për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka depozituar këtë të mërkurë ankimime të reja në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shqyrtimin e rezultatit për qarqet Fier, Lezhë dhe Durrës.

Ashtu siç ka paralajmëruar më herët, PD synon të ankimojë rezultatin në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim që të mos e njohë procesin zgjedhor të 11 majit.

Sipas PD-ASHM, gjatë zgjedhjeve janë vërejtur shkelje të rënda, ku funksionarë të ndryshëm shtetërorë jo vetëm janë angazhuar në fushatë, por edhe janë përfshirë në skema për tjetërsimin e votës së qytetarëve, përmes blerjes së saj apo formave të tjera të presionit.

Partia Demokratike gjithashtu deklaron se ka denoncuar raste ku eksponentë të krimit të organizuar kanë patrulluar në zonat urbane dhe rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi qytetarët dhe familjet e tyre, me qëllim ndikimin në votë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026