PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarqet Vlorë dhe Gjirokastër

27 Maj 2025 | 16:35

Partia Demokratike – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit edhe për dy qarqe të tjera: Vlorë dhe Gjirokastër, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme.

PD vijon të hedhë akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe thekson se po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit.

Sipas PD-ASHM, në ankesën për Gjirokastrën, procesi zgjedhor në këtë qark është manipuluar në mënyrë sistematike dhe ka prodhuar një rezultat që, sipas tyre, nuk pasqyron vullnetin real të qytetarëve.

Në dokumentin zyrtar të ankimimit, koalicioni thekson se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shqyrtimin e kërkesës nga KAS, përfshirë legjitimitetin, kompetencën dhe afatin ligjor të paraqitjes.

“Zgjedhjet në Gjirokastër ishin një farsë e pastër! Administrata publike është përdorur si instrument presioni, si ‘makineri’ për të mbledhur vota për Partinë-Shtet. Asnjë barazi, asnjë transparencë – vetëm trysni, shpërblime dhe frikësim i votuesve,” – thuhet në ankesën e PD-ASHM.

Ndërkohë, në kërkesën ankimore për Vlorën, PD pretendon se në këtë qark është evidentuar përdorimi sistematik i administratës publike dhe strukturave shtetërore në funksion të interesave zgjedhore të Partisë Socialiste.

“Nëpunës të administratës publike janë angazhuar në mënyrë të hapur në fushatën elektorale, duke shkelur parimin e neutralitetit politik dhe barazisë në garën zgjedhore,” – thuhet në dokument.

Po ashtu, në të njëjtën ankesë theksohet se kryetarët e bashkive dhe drejtues të institucioneve lokale, që janë njëkohësisht figura të Partisë Socialiste, kanë shfrytëzuar pushtetin për të ndikuar në procesin zgjedhor, përmes presioneve, shpërblimeve dhe përfshirjes direkte të administratës në mbështetje të kandidatëve të PS-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026