Nuri: PD do të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet
Përfaqësuesi ligjor i PD-së Franc Nuri, në një lidhje live për emisionin “NOW” në Euronews Albania, tha se Partia Demokratike do të ankimojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit për të gjitha qarqet.
Ai theksoi se PD ka mbledhur prova të bollshme nga strukturat, degët dhe kandidatët, të cilat janë evidentuar gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve, por edhe pas përfundimit të tyre të cilat do ti paraqesë dhë përdorë në ankimimet e saj.
“Po, patjetër, ju konfirmoj se do t’i ankimojmë të gjitha qarqet. Është një vendimmarrje politike nga ana e PD-së që do të ankimohen të gjithë rezultatet, duke filluar edhe nga ato rezultate që kanë dalë në favorin tonë pas gjithë kësaj farse elektorale. Ne e nisëm me Kukësin, jo rastësisht, pasi ishte vendimi i zotit Çelibashi, i cili ishte vendimi i parë për certifikimin e rezultatit të Kukësit. Nëse nuk do ta ankimonim Kukësin, do të na skadonte afati. Nesër do të fillojmë me qarkun e Beratit, më pas me Korçën, Dibrën dhe me radhë, në varësi të momentit kur Çelibashi do të miratojë rezultatet përkatëse për secilin qark. Elbasani, Durrësi dhe Tirana do të jenë qarqet e fundit që do të ankimojmë, pasi dje u miratuan rezultatet e tyre,” tha Nuri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha thirrje Trump: Shpalli grupe terroriste organizatat kriminale shqiptare
- “Krimi futi në parlament 28 deputetë”, Berisha: Vetëm 4 prej tyre morën 80 mijë vota
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona