Partia Demokratike ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Korçës.
Në kërkesën e dorëzuar pranë KQZ-së, PD kërkon rrëzimin e tabelës përfundimtare përmbledhëse të rezultatit zgjedhor në këtë qark, duke argumentuar se procesi zgjedhor nuk ka qenë i rregullt. Lidhur me këtë parregullsi, sipas PD-së procesi ka qenë i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme si dhe është përfshirë presion mbi votuesit.
PD gjithashtu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.



LEXONI GJITHASHTU:
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)