PD cakton drejtuesin politik për Lezhën, zgjedh ish-deputetin Mark Marku

18 Janar 2021 | 09:28

Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku është zgjedhur drejtues politik i Partisë Demokratike në Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit. 

Deri më tani nga selia blu janë bërë publike edhe emrat e drejtuesve politikë  të PD-së në disa qarqe të tjera.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është caktuar drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka marrë rolin e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit.

Sakaq, PD më herët ka bërë të ditur edhe tre emra të tjerë si drejtues politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier, Helidon Bushati në Shkodër dhe Bujar Leskaj në Vlorë.

Lexoni gjithashtu:

https://euronews.al/politike/2021/01/07/zgjedhjet-e-25-prillit-edi-paloka-konfirmohet-drejtues-i-qarkut-te-durresit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026