PD dorëzon në SPAK padinë për ‘keqpërdorimin e energjisë elektrike’

15 Tetor 2021 | 15:08

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK padinë për keqpërdorim të energjisë elektrike kundër tetë drejtuesve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH) dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL).

Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, nënkryetarë të Partisë Demokratike, thanë se kjo padi u bë kundër abuzuesve të pushtetit dhe shpërdoruesve të parasë publike.

“Në qoftë se do të ishte përdorur gjithë ajo sasi energjie që prodhohet në Shqipëri nga burimet tona hidrore, do t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që flasim 150 milionë euro”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit dhe bëri thirrje organeve të drejtësisë të mos lejojë zyrtarët të përdorin pushtetin për t’u mbrojtur.

Enkelejd Alibeaj tha se ky është vetëm kallëzimi i parë dhe shtoi se Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike prej korrupsionit.

“Nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre dhe në këtë aspekt do të  mjaftonte vetëm ajo se çfarë publikisht është thënë, pranuar që nga i pari i qeverisë që kjo zyrë, këta prokurorë sipas detyrimeve imperativë të reformës në drejtësi dhe të ligjit përkatës për SPAK-ut të vepronin në mënyrë energjike, me iniciativë siç thuhet”, tha ai.

Një ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi dorëzimin e kësaj padie. Ai, nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria dhe distributorët janë duke abuzuar në sektorin e energjisë.

Qeveria e Shqipërisë ka prezantuar një plan të masave për krizën energjitike. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit për furnizim me energji elektrike vetëm për familjet dhe biznesin e vogël.

Kryeministri theksoi se kriza pritet të vazhdojë të paktën deri në verën e ardhshme duke shtuar se do të jetë “po aq sfiduese sa pandemia dhe me pasoja monetare ku e ku më të rënda për vendin nëse nuk reagojmë”.

Opozita e ka kundërshtuar këtë plan për përballimin e krizës së energjisë dhe e ka cilësuar si “fshehje për vjedhjet e radhës”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026