PD e përçarë edhe për seancën e betimit të presidentit të ri
Nesër pritet të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj në Parlament.
Edhe në këtë rast, Partia Demokratike vijon të mbetet e përçarë dhe të ketë qëndrime të ndryshme.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grupi i deputeteve që janë pro kryetarit Sali Berisha, nuk do të marrin pjesë në seancë, pasi zgjedhjen e Begajt e cilesojnë si anti-kushtetuese.
Ndërkohë, grupi tjetër i deputetëve demokratë konfirmuan se nuk kanë vendin për të bojkotuar këtë seancë.
Enkelejd Alibeaj tha se grupi i deputetëve do të shkojë nesër në seancën ku do të betohet Begaj, pasi respektojnë institucionet dhe Kushtetutën.
“Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin tonë për z. Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqeson zgjedhjen e njëanshme të mazhorances dhe nuk perfaqëson gjysmën e shqiptarëve.
Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begaj dhe Presidencës së Republikës si institucion. Kemi respektuar e do të respektojmë Kushtetutën dhe institucionet e jo individët. Jemi shumë të qartë në këtë pozicion. Edhe në 2017 kur z. Meta u zgjodh president, PD atëherë nuk mori pjesë në votim, por mori pjesë në ceremoninë e betimit”, u shpreh ai.
Baram Begaj u zgjodh President i Republikës në seancën e 4 qershorit në Parlament, ku 83 deputetë morën pjesë në votim.
Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.
Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës përkatësisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia