PD homazhe për Azem Hajdarin, Noka: Mesazhi i tij më aktual se kurrë

12 Shtator 2024 | 12:36

26 vite më parë u ekzekutua një nga themeluesit e Partisë Demokratike Azem Hajdari, një nga figurat më të rëndësishme të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri.

Deputetë dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike bënë këtë të enjte homazhe në memorialin e liderit të lëvizjes studentore që ndodhet pranë Kalasë së Tiranës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi për nga homazhet se mesazhi i Azem Hajdarit është më aktual se kurrë. Ai tha se opozita e sotme nuk ka një regjim bolshevik përballë, por një narko-regjim.

“Azem Hajdari dhe studentët u përballën dhe sfiduan regjimin më gjakatar që ka pasur historia. Ata dhanë një mesazh që guximi dhe kurajoja janë rruga që duhet të zgjedhësh kur ke përballë një regjim.

Mesazhi i Azem Hajdarit është më adekuat se kurrë. Sot kemi një narkoregjim, të krimit dhe të bandave. Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narkoregjimin që është dhe më i rrezikshëm se regjimi bolshevik. Revolta popullore po zien dhe mbetet vetëm që ne t’i prijmë asaj. Ka vetëm një rrugë, qeveri teknike për të shkuar vendi në zgjedhje”, tha Noka.

Kreu i PD-së thotë se emri i Azem Hajdarit është simbol bashkimi për demokratët, sidomos në rrethanat aktuale që siç thotë ai “fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva  europiane e Shqipërisë po kërcënohet nga korrupsioni dhe regjimi i pakicës”.

Udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, Azem Hajdari me rezistencë dhe mbështeje të gjerë të studentëve, arriti të ishte një nga eksponentë kyç të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, ndërsa i hapi rrugë vendosjes së pluralizmit politik.

Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari mbajti postin e deputetit në radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra, më 12 shtator të vitit 1998.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026