PD kërkon zyrtarisht anulimin e seancës parlamentare ku u votua qeveria e re
Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e seaccës parlamentare ku u votua programi dhe qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një shkrese të depozituar në Kuvend, PD thekson se për shkak të shkeljes së procedurës sa më sipër, votimi i kryer në seancën e datës 18.09.2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm.
“Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
Ky veprim i Kryetarit të Kuvendit, është në shkelje flagrante të procedurës parlamentare, të parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe 110 i Rregullores së Kuvendit, që përfshin:
Paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
Të drejtën e deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;
Të drejtën për debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
Të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
Të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e PD.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia