PD kërkon Komision Hetimor në Kuvend për zgjedhjet e 11 majit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet e 11 majit. PD kërkon ngritjen e këtij Komisioni për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor. Gjithashtu kërkojnë për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
PD propozon që Komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë. Sipas tyre kryetari dhe katër anëtarë duhet ti përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
“Në kërkesë evidentohet se sic ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.
Sipas Grupit Parlamentar të PD në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të: i) shitblerjes së votës; ii) intimidimit të zgjedhësve; iii) shtetit elektoral; iv) sistemit kriminal të patronazhimit; v) manipulimit të votës së Diasporës; dhe vi) finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.
Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime: 1) Keqpërdorimi i eventeve publike;
2) Kapja e institucioneve shtetërore; 3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit; 4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:; 5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët; 6) Anullimi masiv i gjobave: 7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin; 8) Prokurime të paligjshme; 9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit;
10) Punësime të paligjshme; 11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë; 12) Kontrolli i Medias; 13) Rrjeti i “Patronazhistëve” në Ditën e Zgjedhjeve;14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste; 15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor; 16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit – Blerja e të Drejtës së Votës; 17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale;
18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve; 19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës; 20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit (“Treni Bullgar”); 21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta; 22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve; 23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI); dhe 24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.
Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme”, thuhet në kërkesë.
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë