PD kremton Çlirimin, Lulzim Basha në Varrezat e Dëshmorëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi të nderonte në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë me rastin e Pavarësisë, por edhe të “Çlirimit të Vendit”.
Ai e përcolli nderimin e tij përmes një videoje të shpërndarë për mediat nga zyra për shtyp e PD-së.
“Përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqiptarët po përballen me sfidën e pandemisë që ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje,” – u shpreh Basha.
“Kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur,” – shtoi më tej kryetari i PD-së.
Demokratët mbështesin idenë se dita e çlirimit nga pushtimi nazi-fashist i Luftës së Dytë Botërore është 28 nëntori i 1944 dhe jo më 29 sikurse ka mbështetur historiografia shqiptare e së paku 70 viteve të fundit.
Lexoni gjithashtu:
Politika e ndarë për Pavarësinë, Kryemadhi në qytetin e Vlorësp as krerëve të shtetit
108-vjetori i Pavarësisë, Meta, Rama e Ruçi në Vlorë, urime edhe nga SHBA dhe BE
Foto Galeri | Festimet e përvitshme të Ditës së Flamurit në Tiranë
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh