PD kundër ndryshimeve kushtetuese që ndalojnë koalicionet zgjedhore
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar propozimin e opozitës parlamentare bërë me dije ditën e premte për ndryshime kushtetuese, ndryshime sipas së cilave kërkohet ndalimi i koalicioneve zgjedhore dhe sistem zgjedhor me lista të hapura.
Në një postim në Facebook, Alibeaj e ka cilësuar propozimin të ardhur nga mazhoranca duke nënkuptuar se “opozita parlamentare komandohet nga qeveria”.
“Fillimisht Rama deshi t’i vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit që i ka të punësuar, duke i shitur si komisionerë të depolitizuar. I ngeci sharra në gozhdë! Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar!” – shkroi në Facebook, Alibeaj.
Opozita parlamentare ka kërkuar ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës për të mundësuar që deputetët të zgjidhen me sistem proporcional me konkurrim rajonal, shpërndarja e mandateve të bëhet me prag zgjedhor mbi 5 për qind dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.
Lexoni gjithashtu:
Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore
Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor