PD pretendoi për të shtëna me armë, çfarë dihet nga incidenti në Dibër
Një incident është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Dibër, në fshatin Pilafe. Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike ka denoncuar se dy automjete po shpërndanin para në këmbim të votave në këtë zonë.
Gjithashtu PD-ja pretendon se ka filmuar babain e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave.
Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, PD pretendon se Gjura ka qëlluar me armë në ajër.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje ku po vijojnë kontrollet. Dy makinat ee pretenduara se janë përdorur për krime elektorale janë gjetur të braktisura anës rrugës dhe janë kontrolluar nga efektivët e policisë.
Sipas informacioneve policia ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me këtë incident, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të provuar pretendimet e Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit