PD prezanton Departamentin e IA, Berisha: Urtësia Artificiale do të na shërbejë edhe nesër në pushtet
Partia Demokratike ka prezantuar sot Departamentin e Inteligjencës Artificiale, një strukturë të re brenda saj që, sipas drejtuesve, synon të shfrytëzojë teknologjitë e reja për funksionimin e partisë dhe përgatitjen e qeverisjes së ardhshme.
Gjatë prezantimit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se krijimi i këtij departamenti ka dy qëllime kryesore: së pari, që vetë partia të përfitojë nga avantazhet e epokës së inteligjencës artificiale, dhe së dyti, që sipas tij, në rast ardhjeje në pushtet, ekipi të jetë i përgatitur për të aplikuar këto teknologji në administratë dhe në shërbim të qytetarëve.
Berisha theksoi se inteligjenca artificiale dhe teknologjitë si blockchain mund të shërbejnë për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar Shqipërinë një vend ku, sipas tij, nevoja për sisteme të tilla është më e madhe për shkak të problematikave me falsifikimet dhe mungesën e transparencës.
“Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale. Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain. Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër. Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar. Teknologjia e re dhe urtësia artificiale në veçanti ngjall debate.
E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve.
Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme. Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna. Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar.
Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.”, tha ai.
Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
“BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore