PD protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë

17 Nëntor 2025 | 15:32

Partia Demokratike këtë të hënë do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 18:00. Protesta, sipas Sali Berishës, do të ketë tre objektiva kryesore, dorëheqjen e tre ministrave për shkak të skandaleve të javëve të fundit. Hapi final është largimi i qeverisë Rama, ku sipas Berishës përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri.

Protesta do të pasohet nga një foltore që do të zhvillohet çdo një javë para kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga qytetarët dhe deputetët. I pyetur nga gazetarët nëse protesta para Kryeministrisë ka lidhje me thirrjen e tij nga SPAK për 21 janarin, Berisha e mohoi.

Për shkak të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Bllokimi do të nisë nga ora 15:00.

Kjo protestë vjen në një kohë kur Berisha është thirrur në SPAK për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e “21 Janarit”. Berisha pritet të pyetet të mërkurën, në orën 09:00, në SPAK, pasi data është afruar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026