PD thirrje KQZ-së që të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit
Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.
PD thekson se Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.
“Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, PD i thekson KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.
Ndërkaq ka ardhur edhe përgjigja nga Partia Social-Demokrate e cila thotë se jo vetem Tom Doshi, por edhe kandidatet e tjere në çdo qark, janë konform ligjit.
Tashmë të gjitha partitë politike janë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë, pasi afati i fundit ishte më 8 mars.
Pas dorëzimit të listave, KQZ ka 48 orë kohë për të bërë verifikimet fillestare, nëse janë plotësuar kriteret apo kuotat gjinore.
Nëse në ndonjë parti do të vërehen parregullsi nga KQZ, partive do u jepen 48 orë për të bërë rregullimet përkatëse.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania