PD zbulon emrat e kallëzuar në SPAK për shit-blerjen e votës

8 Maj 2021 | 13:08

Partia Demokratike, përmes deputetit të zgjedhur, Belind Këlliçi ka njoftuar dorëzimin e një tjetër padie në SPAK ku pretendohet se individë të caktuar kanë kryer krime zgjedhore për llogari të Partisë Socialiste.

Sipas Këlliçit, skema e denoncuar është vënë në jetë në njësinë numër 8 në Tiranë, ndërsa deputeti i zgjedhur ka bërë thirrje që SPAK të reagojë pasi kallëzimi është referuar 3 javë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike bëri të ditur dhe emrat e personave të denoncuar dhe janë përmendur akuza si “korrupsion aktiv në zgjedhje”, Korrupsion pasiv në zgjedhje”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrje ose përdorim të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit”.

“Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.  Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve”, deklaroi Belind Këlliçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026