PDK-ja e quan populiste mbështetjen e qeverisë për prillin

12 Prill 2022 | 13:05

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur populist vendimin e Qeverisë Kurti për të mbështetur me nga 100 euro pensionistët, të punësuarit dhe studentët gjatë muajit prill.

Bernard Nikaj nga PDK-ja, këtë mbështetje për qytetarët e ka quajtur “ lëmoshë”, gjatë një konference për mediat të martën.

“Krejt çka po bën kryeministri është popullizimi, pas ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe të tjera. Kjo mbështetje me nga 100 euro është lëmoshë dhe ndihmë sociale vetëm për muaj prill. Por çka do të bëjnë qytetarët në muajin maj kur çmimet vazhdojnë të mbesin të larta”, tha ai.

Si mbështetje për rritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës për muajin prill do t’u japë pensionistëve, studentëve dhe të punësuarve nga 100 euro, ndërsa do të dyfishojë asistencën sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026