PE miratoi rezolutën për Shqipërinë, Nirvana Deliu: Përpjekje për të bindur vendet skeptike për zgjerimin
Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane u shpreh në Euronews Albania se vota e djeshme në Parlamentin Europian për raportin mbi Shqipërinë ishte vlerësim pozitiv.
“Një vlerësim pozitiv nga parlamenti është një përpjekje për të bindur edhe ato vende euro-skeptike ndaj zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, konkretisht edhe për Shqipërinë, për të parë progresin që Shqipëria ka bërë”, u shpreh zonja Deliu.
Ai theksoi se një tjetër lajm i mirë “ ishte ajo që u deklarua nga reporteri i Serbisë, që tha që ministrat e Jashtëm të BE do të mblidhen mes të prillit për të diskutuar mbi agjendën e zgjerimit”.
Sipas saj, një nga kushtet e Shqipërinë për Integrimin në BE-së është që në 25 prill të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Pa zgjedhje të lira dhe ndershme nuk ka integrim në BE”, u shpreh ajo.
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutat për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, të cilat u diskutuan në një seancë plenare të veçantë gjatë ditës së djeshme.
Raporti i hartuar nga raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos mori 581 vota pro, 61 vota kundër, si dhe 45 abstenime.
Raportuesja Isabel Santos, gjatë fjalës së saj tha se “Shqipërisë i duhet dhënë shpresë dhe se vendi ka bërë progres”, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë moment historik për forcimin e demokracisë dhe për t’i dhënë fund polarizimit.
Lexoni gjithashtu:
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Santos: Për zgjedhje të parakohshme vendosni vetë
PE miraton progres-raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania