PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Theksohet progresi, por kërkohen reforma

9 Korrik 2025 | 13:01

Parlamenti Europian ka miratuar Rezolutën për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e vendit gjatë viteve 2023 dhe 2024, por duke theksuar edhe nevojën për përshpejtimin e reformave kyçe. Vendimi erdhi pas debatit të zhvilluar më 8 korrik dhe pas miratimit paraprak të raportit nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë më 4 qershor 2025.

Me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë, miratuan raportin e hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder për Shqipërinë.

Raporti i plotë:

Progresi dhe sfidat

Raporti përshëndet përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj procesit të integrimit në BE, si dhe mbështetjen e gjerë politike dhe qytetare që ky proces gëzon në vend. Vlerësohet përparimi i shpejtë i bërë vitet e fundit, përfshirë hapjen e dy grup-kapitujve në vitin 2024, dhe ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Megjithatë, eurodeputetët kërkojnë përshpejtimin e reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave.

Institucionet demokratike dhe media

Raporti nënvizon nevojën për dialog konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe tejkalimin e polarizimit të thellë politik që karakterizon vendin. Eurodeputetët shprehin shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë transparencë mbi pronësinë e mediave dhe të mbrojnë gazetarët nga presioni dhe sulmet, duke përfshirë një kuadër më të fortë ligjor.

Të drejtat themelore dhe sundimi i ligjit

Eurodeputetët theksojnë se Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të drejtave të grave dhe personave LGBTI+, si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Po ashtu, theksohet nevoja për masa urgjente që të garantohet pavarësia e gjyqësorit, duke adresuar ndërhyrjet politike dhe presionet ndaj institucioneve të drejtësisë.

Reformat socio-ekonomike dhe mjedisore

Raporti mirëpret agjendën reformuese të Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit, dixhitalizimin, tranzicionin e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Po ashtu, inkurajon autoritetet të reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social përmes rritjes së aksesit në arsim, strehim dhe shërbime shëndetësore.

Eurodeputetët vlerësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) në nëntor 2024 dhe përmirësimin e performancës fiskale, por theksojnë se vendi duhet të dyfishojë përpjekjet për të arritur objektivat në mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e qëndrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026