Pedagogia: Kryeministri s’i ka qejf sindikatat, mezi kthen përgjigje
Pedagogët zhvilluan sot një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.
Enkeleda Olldashi pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë tha në emisionin Sot në Euronews Albania se pedagogët kanë pasur durimin e duhur akademik përballë pandemisë dhe krizës për të kërkuar diçka që është e drejtë e tyre, por në pikën kur sindikatat nuk e kryejnë detyrën për të cilën janë ngritur duhet reagim.
“Kryeministri nuk është se ka ndonjë konsideratë për sindikatat në vendin tonë, kështu që ne jemi si gjithë të tjerët në këtë pikë që mezi dëgjohemi, mezi na kthejnë përgjigje. Kjo është arsyeja pse s’kemi dalë hapur me kërkesat tona, pasi e kuptojmë pandeminë, krizën energjetik ndaj kemi pasur durimin e duhur akademik, por ka një pikë kur sindikata nuk do të ndërmarrë disa hapa që t’i njeh ligji do të thotë që nuk je më sindikatë dhe nuk kryen më funksionin për të cilën është krijuar”, u shpreh Olldashi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pedagogët në universitete kërcënojnë me bojkot, kërkojnë rritjen e pagave
- Pedagogët paralajmërojnë protestë tjetër më 5 tetor, thirrja për Ramën
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit