Pedagogu Shaqiri: Duhet një strategji më e mirë për vaksinimin me detyrim të studentëve
Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Gentian Shaqiri u shpreh për Euronews Albania se duhet një strategji më e mirë për vaksinimin me detyrim të studentëve.
“Nuk ka qenë mënyra e duhur për t’i bindur. Duhet strategji komunikimi sidomos kur flet me studentët. Fjala detyrim është shumë imponuese dhe i jep një efekt kundërshtues natyrës njerëzore”, tha pedagogu.
Z. Shaqiri theksoi se ka një hezitim të madh nga studentët për t’u vaksinuar.
“Shpresoj të kemi një vendim konkret. Nuk kemi pse t’u japim mundësi vetëm studentëve të vaksinuar në raport me ata të pavaksinuar. Të gjithë kanë të drejtën për arsim”, u shpreh pedagogu.
Sipas tij, Ministria e Arsimit, por edhe ky këshilli i rektorëve duhet të prodhojnë një vendimmarrje që reflekton aktualitetin, por ruan edhe balancat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij