Peka: Minerali i rrallë që ka Serbia, arsye pse Kina dhe SHBA e mbajnë ‘butë’ me të
Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se besohet se Serbia ka rezervat më të mëdha të litiumit në Europë, një material për prodhimin e baterive.
Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se për këtë arsye, edhe Perëndimi, por edhe Kina e mbajnë mirë me Serbinë.
Ai tha gjithashtu se në prapaskenat e të takimit që Presidenti i Kinës, Xi-Jinping zhvilloi në Beograd, ishte pikërisht biseda për rezervat e litiumit.
“Serbia ka rezervat më të mëdha në Europë të litiumit. Një material që përdoret për bateritë e makinave. Bota po shkon drejt energjisë së pastër dhe bateritë janë kryesoret. Presidenti kinez që bëri vizitën në Serbi, në beckgraundin e të gjithë kësaj vizite ishte rezervat e litiumit.
Qëndrimet e BE dhe SHBA në beckgraund shkojnë te rezervat e litiumit. Ajo që ekziston si tezë është se të dyja kampet, edhe SHBA-BE, por edhe Kina, e mbajnë butë me Serbinë pikërisht për këtë gjë. Edhe reagimi për sulmin terrorist në Banjskë ishte i butë”, tha Peka.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë