Peka: Rama është vetë ministër i Jashtëm, nuk ka nevojë për Spiropalin

28 Mars 2026 | 21:27

I ftuar në Euronews Albania, në Review me Greta Topjanën, ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, u shpreh se Kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për ministër të Punëve të Jashtme, sepse sipas tij ai është vetë ministër i Jashtëm.

Peka u shpreh gjithashtu se vendimet që merr një ministër i Punëve të Jashtme bëhen me vendim dhe pëlqim të qeverisë dhe se ministri i Jashtëm është përcjellës i këtyre mesazheve politike për vendin.

“Debati flet apo s’flet, fole apo s’fole në telefon është një debat banal. A ka probleme brenda? Sigurisht që ka probleme brenda dhe ajo është nxjerrje e presioneve që kanë. Çështja e Elisës nuk është vetëm me Gjermaninë dhe kur ministri i Punëve të Jashtme bën vizita, i bën me miratimin e kryeministrit.

Ministri i Jashtëm është përcjellës i politikave të jashtme. Kontaktet që ka ministri i Jashtëm marrin pëlqimin e qeverisë. Rama s’ka nevojë për ministër të Jashtëm, sepse është vetë ministër i Jashtëm. Është kryeministri që është në vizita zyrtare më shumë se çdo kryeministër në historinë e Shqipërisë apo edhe në rajon.

Marrëdhëniet me jashtë i ka mbuluar Rama, ndërsa pjesa e Ministrisë së Jashtme është pjesa e burokracisë”, u shpreh Peka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X në prag të Konferencës së IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...
12:15 | 14/07/2026

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament

Deputeti demokrat i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën e një ditë më parë në...
09:38 | 14/07/2026