Pekini: Izraeli të ndalojë luftën në Gaza
Kina i është bashkuar zërave ndërkombëtarë që shprehin shqetësim për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze ka kritikuar vendimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për pushtimin e plotë të Gazës.
Autoritetet kineze bëjnë thirrje që Izraeli të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake, të cilat i konsiderojnë si një rrezik të madh për stabilitetin rajonal dhe për jetën e civilëve.
“Gaza i përket popullit palestinez dhe është pjesë integrale e territorit të tyre,” thekson Ministria e Jashtme e Kinës në komunikatën zyrtare.
Në të njëjtën linjë janë shprehur edhe vende të tjera, si Britania e Madhe që ka dalë kundër vendimit të Netanyahut, ndërsa Gjermania ka vendosur ndalimin e eksportit të armëve drejt Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bota kundër izraelit, pushtimi i Gazës: Plani do thellojë më tej katastrofën
- OKB dhe vendet perëndimore kundërshtojnë planin e Izraelit për Gazën
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit