“Pekini luajti gabim dhe në panik”, Trump reagon pas kundërpërgjigjes së Kinës

4 Prill 2025 | 18:35

Presidenti Donald Trump duket se ka parë një Kinë “të panikuar” të premten, pasi rivali kryesor ekonomik i SHBA-së u hakmor kundër tarifave të tij.

“Kina bëri gabim, ata u përfshinë nga paniku”, thuhej në postimin e Trump.

Trump, i cili e cilësoi si të gabuar veprimin e Kinës pas kundërmasave të Pekinit që përfshinin tarifa shtesë prej 34% për mallrat amerikane.

“Kina u kap nga paniku, është e vetmja gjë që ata nuk mund ta përballojnë”. shkruajti Trump në rrjeti ne tij social “Truth”.

Ndërsa për të dytën ditë radhazi, tregjet ranë, duke humbur shuma të mëdha nga investimet dhe fondet e pensioneve.

Wall Street filloi me një rënie të madhe, me Dow Jones dhe S&P 500 që humbën rreth tre përqind.

Tregjet e Frankfurtit dhe Londrës ranë më shumë se katër përqind, ndërsa Nikkei i Tokios u mbyll 2.8 përqind më poshtë.

Trump, i cili javën e kaluar kishte zbuluar një sërë tarifash të reja për importet nga vende të ndryshme, nuk e ndryshoi qëndrimin e tij, duke thënë se “politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë”. Ai shkroi gjithashtu se “Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u pasuruar, më i pasur se kurrë më parë.”

Presidenti 78-vjeçar, i cili po kalonte një fundjavë të gjatë duke luajtur golf në Palm Beach, Florida, beson se fuqia e ekonomisë amerikane do të detyrojë kompanitë e huaja të prodhojnë në SHBA, në vend që të vazhdojnë të importojnë mallra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026