Bido-Peleshit: Ju tërheq vërejtjen për Berishën, kryeparlamentari: Keni mungesë eksperience
Deputeti socialist, Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar kryeparlamentarit, Niko Peleshi që të ndërpresë fjalën në momentin që ka fyerje në seancë. Sipas tij nuk duhet të ketë imunitet në Kuvend ndaj fyerjeve dhe se nuk duhet t’iu ndërpritet fjala deputetëve të rinj.
Ai shtoi se deputetët e rinjë janë të kujdesshëm në fjalimet e tyre. Ky reagim erdhi pasi Peleshi i tha të fliste për procedurë.
“Fjalën ta ndërprisni ju kur ka një fyerje dhe nga ana e doktorit. Sepse nuk mund te ketë imunitet ndaj fyerjes në kuvend. Në vend që të ndërprsni kolegët tuaj të rinj në Kuved të cilët janë të kujdesshëm që të përcjellin qytetarinë e qytetarëve shqiptarë. Kjo është pika ime proceduriale”, tha ai ndër të tjera.
Peleshi nga ana tjetër u përgjigj se duhet të respektojë rregulloren dhe se ky reagim i tij vjen pasi Bido nuk ka eksperiencë pasi të njëjtën sjellje ka me të gjithë kolegët në Kuvend.
“Faleminderit për vërejtjet tuaja. Nese doni respektimin e rregullores për kolegët, duhet ta respektoni vete. Fjala juaj nuk ishte proceduriale. Nesë nuk e kuptoni dot sjelljen time në raport me të gjithë kolegët ndoshta e keni nga mungesa e eksperiencës”, tha Peleshi.
“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)
Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen