Pëllumb Gjoka përmes mbrojtjes së tij, ka depozituar njëë padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve të aplikacionit “SKY ECC”.
Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seancë publike, ndërsa ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e padisë.
Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vëna në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.
Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimarrje.
SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.
Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dukementat shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.
Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikmet përmes telefonave të koduar të përdorur kryesisht nga personazhe të botës së krimit, mes të cilëve dhe emra jo të pakët shqiptarësh.
Grupi i personave të kapur në korrik gjatë operacionit “Metamorfoza” dyshohet për një numër të madh veprash penale, që nga “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, apo dhe “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përgjimet e Sky ECC, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka
- SPAK sekuestron 390 mijë metra tokë të biznesmenit Pëllumb Gjoka në Velipojë