“Pema dhe mbreti” surprizojnë fëmijët/ Shfaqja hap sezonin e ri të teatrit “Skampa”

18 Shkurt 2024 | 18:00

“Pema dhe Mbreti”, shfaqja e radhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit “Skampa” Elbasan nga regjisori Hysen Mullajonuzi, vjen me mesazhin e edukimit dhe kujdesit ndaj natyrës.

Pjesa me një zhvillim dinamik dhe personazhe fëmijë trajton historinë e një mbreti mizor, i cili vetëm fale dashurisë për Zanen e Pyllit do të kuptoje se çfarë është e mirë në këtë jetë. 

“Interesimi i publikut të vogël është goxha i madh dhe për këtë na vjen shumë mirë. Kemi punuar kemi bërë një punë them tepër të kënaqshme, dhe kjo punë po na shpërblehet me pjesëmarrjen e madhe të fëmijëve në teatrin “Skampa”.

Mesazhi i kësaj shfaqe është mjedisi, të kemi një kujdes të veçantë për mjedisin, për pemët për natyrën në përgjithësi, sepse edukata mbi këtë temë fillon që në këtë moshë”-theksoi Hysen Mullajonuzi regjisor.

Detyrën më të vështirë, por njëkohësisht të bukur, për të përcjellë mesazhin që duhej tek të vegjlit, e kishin aktorët.

“Në pjesën ” Pema dhe Mbreti”, unë luaj lojën e narratores dhe tregimtares njëkohësisht dhe është hera e tretë në fakt që e vëmë në skenë, që nga Dhjetori i vitit të kaluar që u dha premjera.  Interes ka pasur goxha nga fëmijët  dhe është shumë kënaqësi për ne si aktor të shohim interesin nga fëmijët, dhe sesi ata edhe pasi mbaron shfaqa kërkojnë të vihet çdo javë”-tha Enia Hoxha.

Duartrokitjet në fund të shfaqjes interaktive e përqafimet e fëmijëve, janë momenti që u sjell më shumë sodisfaksion aktorëve. Spektatorët e vegjël por edhe të rriturit kanë ndjekur me interes këtë shfaqje e cila hapi sezonin e ri teatror në ” Skampa” Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026