Pendarovski kërkon edhe një mandat presidencial
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.
Pendarovski tha se kandidaturën e shpalli pas mbështetjes publike që ka marrë nga qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme për t’u nominuar edhe për një mandat në krye të shtetit, shkruan REL.
Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM)në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.
“Arsyeja e parë e kandidimit është se po e përfundoj mandatin e presidentit pa asnjë aferë korruptive, pa asnjë gabim strategjik, asnjë rast të nepotizmit lidhur me familjen apo bashkëpunëtorët e mi”, tha Pendarovski.
“Isha koordinator nacional për NATO-n dhe gjatë mandatit tim të parë u bëmë anëtare e Aleancës Veriatlantike. Gjatë mandatit të dytë pres që të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Marrëdhëniet ndëretnike, sipas Pendarovskit, mbeten shtylla e kohezionit dhe e stabilitetit të brendshëm, andaj edhe kërkoi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në zgjedhjet presidenciale.
“Unë jam maqedon, por në këto pesë vjet të mandatit tim nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që përkatësia ime etnike të ketë qenë arsyeje që dikë ta favorizoj apo degradoj”, theksoi Pendarovski.
Duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi, Pandarovski tha se është kundër një kërkese të tillë, pasi zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do t’i jepte kreut të shtetit fuqinë që merr nga populli përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
”Unë gjatë mandatit tim kam refuzuar disa kërkesa të partive politike dhe jam i bindur se sikur të isha zgjedhur në Kuvend, po atë ditë do të shkarkohesha nga pozita e presidentit”, tha Pendarovski.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35
- 11:02 Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij
- 11:00 Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar
- 10:56 Trump dha licencimin, zbulohet se raketat Patriot mund të prodhohen jashtë Ukrainës: Synohet të shmangen sulmet ruse! Ja vendi që diskutohet
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara