RMV përkujton 2-vjetorin e luftës në Ukrainë, Pendarovski: Një kauzë e drejtë

26 Shkurt 2024 | 16:54

2 vjetori i luftës në Ukrainë u përkujtua edhe në Maqedoninë e Veriut. Liderët e vendit u shprehën se do të jenë në mbështetje të Ukrainës, ndërsa Pendarovski tha se do jetë në samitin e Tiranës më presidentin Volodymir zelensky.

Maqedonia e Veriut pwrkujtoi dy vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Zyrtarë të shumtë të lartë të shtetit si dhe trupa diplomatike, shprehën mbështetjen e pa-rezervë ndaj ukrainasve. Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi pjesëmarrjen në samitin e Tiranës për Ukraninën

“Lufta për liri që po bën sot Ukraina është për një kauzë të drejtë, në emër të gjithë botës demokratike dhe të qytetëruar, e cila duhet të vazhdojë të ndihmojë deri në çlirimin e plotë të Ukrainës, thjesht sepse në atë luftë, ne të gjithë nuk kemi të drejtë të disfatës. Kjo luftë do të tregojë nëse vitet e zhvillimit demokratik në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, janë harxhuar kot në realizimin e një ideje abstrakte apo demokracia është ende e qëndrueshme për të treguar rezistencë ndaj regjimeve retrograde dhe autoritare”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Ambasadorja e Ukrainës në RMV, Larisa Dir, kërkoi mbështetje dhe ndihmë me armatim, por edhe ndalimin e shitjes së armëve Rusisë.

“Ukraina u bën thirrje partnerëve të rrisin mbështetjen e mbrojtjes – ne kemi nevojë për armë, prodhim të përbashkët të armëve për mbrojtje. Ne duhet të zgjerojmë koalicionet e mbrojtjes për të garantuar sigurinë. Është e nevojshme të forcohen sanksionet kundër Federatës Ruse dhe të zbatohen ato, veçanërisht, në mënyrë që të mos ketë financim indirekt të prodhimit të raketave që fluturojnë mbi kokat e ukrainasve dhe djegin tokën ukrainase”, tha Larisa Dir, ambasadore e Ukrainës në RMV.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani kërkoi bashkim të gjithë shteteve për të dënuar dhe sanksionuar agresionin rus, si dhe për të ndihmuar Ukrainën. Kjo pasi sipas tij, do të ndihmonte edhe vetë shtetet e Ballkanit që kanë shoqëri të polarizuara dhe lehtë mund të ndizen me konflikte. Në RMV janë afro 6 mijë ukrainas. Prej tyre, vetëm afro 380 kanë statusin ligjor apo lejen e qëndrimit për arsye humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026