Pendarovski: Marrëveshja Kosovë-Serbi do sillte stabilitet të përhershëm në rajon

Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti
18 Mars 2023 | 11:28

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsi i cilëson si mjaft të rëndësishme për rajonin, negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Pendarovskit, zgjidhja e mosmarrveshjeve mes dy vendeve mund të ndihmon në s tabilitetin e përhershën në rajon.

“Negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme rajonale, zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë në stabilizimin e përhershëm të rajonit dhe integrimin e tij më të shpejtë evropian dhe euroatlantik”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës,Kurti ka folur pak para takimit që do të zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti u shpreh se do të diskutojë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai nënvizoi se do të bëjë më të mirën për kushtetueshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës

Punëtorët e huaj po largohen nga Greqia, një trend që po e thellon krizën në tregun e punës në vend, sipas një raporti nga Qendra...
17:37 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026