Takimi Kurti-Vuçiç | Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri

18 Mars 2023 | 11:04

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi para takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri.

Borrell ka puublikuar një foto në rrjetet sociale me pamje nga liqeni i Ohrit, me shpresë se sot do të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër. Pas diplomacisë instensive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të diskutojmë me Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurtin, për aneksin e zbatimit, pjesë integrale e marreveshjes për rrugën drejt normalizimit të marredhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.

Kryeministri Kurti ka folur pak para takimit që do të zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti u shpreh se do të diskutojë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai nënvizoi se do të bëjë më të mirën për kushtetueshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026