Kovaçevski takon Kurtin dhe Vuçiçin: Bisedimet, të rëndësishme për paqen në rajon
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kovaçevski i uroi Kurtit biseda produktive dhe të suksesshme.
“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive e të suksesshme dhe njëkohësisht e përgëzoj për angazhimin e shprehur për ndërmarrjen e hapave konkret të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit.
Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit, dhe zhvillimi në vend të retrogresit janë postulate që duhet të na udhëheqin ne, politikanët e shekullit 21, që duan të udhëheqin vendet tona”, shkroi Kovaçevski në Facebook.
Kovaçevski i uroi të njëjtën gjë edhe Vuçiçit, ku theksoi se bisedimet e sotme janë të rëndësishme përt stabilitetin rajonal.
“Mirëseardhje e ngrohtë në Ohër për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić Në takimin bilateral që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, mirëmbajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje prosperuese, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për gjithë rajonin.
Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE është përgjegjësi dhe përfitim i yni për shtetet dhe qytetarët”, shkroi Kovaçevski në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë