Çfarë po diskutojnë? Kurti konsumon kafe me Ali Ahmetin para takimit me Vuçiçin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim joformal me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kurti dhe Ahmeti shihen duke konsumuar një kafe, teksa i pranishëm është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut e zyrtarë të tjerë.
Takimi i tyre vjen pak para takimit që Kurti do të zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Të dy liderët konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili do të fillojë në orën 10:00.
Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime me secilin nga liderët, duke filluar nga ora 10:30.
Më pas, do të ketë një takim trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin për zbatimin e aneksit të planit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë