“Kam ardhur për të biseduar për marrëveshje”, Kurti flet para takimit me Vuçiçin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pak para takimit që do të zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kurti u shpreh se do të diskutojë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kurti nënvizoi se do të bëjë më të mirën për kushtetueshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve.
Përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë