Pengmarrje në Vlorë, policia shoqëron tre persona
Tre persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast pengmarrjeje në qytet.
Sipas burimeve policore, të shoqëruarit dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një apartament, me qëllim ushtrimin e presionit për përfitim financiar.
Të njetat burime thonë se pengu është liruar ndërsa dyshohet se mbahej në një apartament në zonën pranë rrugës së re.
Nga burime të pakonfirmuara thuhet se personi që ishte marrë peng ishte nga Kosova ndërkohë që policia është vënë në lëvizje pasi është telefonuar nga motra e pengut që jeton në Suedi.
Policia e Vlorës bën me dije se 3 të shoqëruarit janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro ndërsa dyshohet se gjatë kësaj kohe dhe e kanë dhunuar.
‘Na jep 70 mijë euro’! Vlonjatët morën peng një kosovar dhe e mbajtën në katin e fundit të këtij pallati pic.twitter.com/r0RoaGJniH
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 12, 2025
Ngjarja është ende në fazën hetimore, ndërsa Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve.
VIDEO – Momenti kur katër personat e dyshuar për këtë ngjarje kriminale shoqërohen në Komisariatin e Vlorës pasditen e kësaj të enjteje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhen dëshmitë në Vlorë: Xhaka na ka borxh 70 mijë € për drogën, nuk e morëm peng
- EMRAT/ Policia jep detajet: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë, 3 të arrestuar
- VIDEO ekskluzive nga pallati ku mbahej peng, Policia e Vlorës liron kosovarin
- Festat e fundvitit, Policia e Vlorës aktivizon postoblloqet e kontrollit
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia