Pengu i patreguar i Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj: Vitet e fundit kishte…

1 Shtator 2025 | 18:27

Regjisori, aktori dhe producenti Mevlan Shanaj foli për Euronews Albania lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Shanaj shprehet se ky artist i madh la pas jo vetëm veprat e tij të mëdha, por dhe krijimin e karakterit dhe psikologjisë së qytetarëve shqiptarë. Mevlan Shanaj thekson se Anagnosti kohët e fundit po përballej me një gjendje jo të mirë shëndetësore, çka e bëri që të shkëputej nga gjërat e zakonshme të ditëve të tij.

“Anagnosti, intelektual në nivele të larta, nuk ishte i zakonshëm. Sa i përket veprave të tij, ai ka një grup krijimesh. Ai kishte krijimin e psikologjisë, karaktereve, atmosferës.

Përveç regjisurës, ai arriti të bëhej shkrimtar, dramaturg, me pak fjalë ishte një vlerë kombëtare. Në fushën e tij, ishte i penës së Kadaresë, i la shoqërisë shqiptare vepra të mëdha monumentale, por mbi të gjitha la psikologjinë, karakterin e shqiptarit, dhe është shumë e vështirë ta krijosh psikologjinë  e kombit tënd.

Anagnosti thoshte se është e vështirë për t’u gjetur arti i vërtetë, dhe ai luftonte shumë.

Nga ana tjetër, ai vitet e fundit nuk ishte mirë me shëndet, kishte zgjedhur të tërhiqej dhe të mos fliste shumë. Ishte Roza ajo që menaxhonte çdo gjë dhe përkujdesej.

Ishte burrë i zgjuar dhe i vështirë, por talent absolut. Nuk besoj që mund të vij një Anagnosti tjetër në Shqipëri”, tha Mevlan Shanaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026