Përballja Berisha-Basha, Erl Murati: Cilido që të fitojë, çështja është e humbur për të dy

1 Dhjetor 2021 | 21:23

Kryeredaktori i ‘Gazeta Shqiptare’, Erl Murati tha gjatë emisionit ‘Now’ në Euronews Albania se problemet personale të Bashës dhe Berishës nuk do të arrijnë të dëmtojnë në mënyrë përfundimtare PD.

Sipas tij, debati ideologjik se ku është e djathta sot nuk mund të lidhet me luftën Basha-Berisha, pasi cilido që të fitojë në këtë përballje çështja është e humbur për të dy.

“S’do ketë fitues nëse të dy përballin brirët. Nëse Berisha shkarkon Bashën më 11 dhjetor, më pas do kemi zgjedhjeje vendore dhe do të jetë e vështirë për PD që të dalë e fituar nga këto zgjedhje. Edhe nëse Basha e shkarkon Berishë do jetë e njëjta situatë”, tha Erl Murati.

Ai e cilësoi gjithsesi pozitiv debatin brenda PD, nisur nga situata ku gjendet kjo parti, prej vitesh në opozitë, por shtoi se më e mira do të ishte që mazhoranca në këtë përballje të krijonte një parti tjetër se sa të rrijë brenda PD dhe t’i bëjë opozitë, opozitës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026