Përballja Kurti-SHBA, gazetari Berisha: Po i shkojnë mesazhe të forta në zyrë

11 Tetor 2024 | 09:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua dje  me Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, i cili është shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey  Hovenier.

Për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, gazetari Rid Berisha ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now.

Ai tha se qarkullojnë informacione se disa politikanë me rëndësi të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i besojnë mjaftueshëm Kurtit si politikan, e për këtë ndihmës-sekretari Kasanof do duhet që gjejë një formë të re për të rikthyer marrëdhëniet dypalëshe atje ku duhet.

 “Kemi disa zëra që thonë se disa politikanë më rëndësi në Shtetet e Bashkuara nuk i besojnë mjaftueshëm zotit Kurti si një politikan i parashikueshëm politikisht në ato që u thotë në takime, prandaj kjo duket se është një detyrë e re e zotit Kasanof për të gjetur një mënyrë që të ritheksojë domosdoshmërinë e zbatimit të detyrimeve që ka marrë Kosova  me planin franko-gjerman, në 27 shkurt të vitit të kaluar dhe vënien në zbatim të detyrimit që ka marrë me planin e zbatimit në Ohër. Është vijim i agjendës. Nuk e di a do t’a mirëmbajë këtë raport me zotin Kasanof, duket se ai nuk ka dhënë deklarata të forta, në dallim nga paraardhësi i tij Eskobar, që ka qenë mjaft i ashpër ndaj qeverisë Kurti,” –tha gazetari.

Sipas gazetarit Berisha, pavarësisht deklaratave të Kurtit lidhur me marrëdhëniet mes qeverisë së tij dhe Shteteve të Bashkuara, ai nuk ka mundur që objektivisht të krijojë një ambient të qëndrueshëm mes dy palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026